Mauro Ikardi në telashe, hajdutë i futen në shtëpi dhe i…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2021 | 10:13

Mauro Ikardi në telashe, hajdutë i futen në shtëpi dhe i…

Mauro Ikardi në telashe! Sipas raportimeve të “L’Equipe”, shtëpia e argjentinasit u grabit të shtunën në mbrëmje, teksa sulmuesi kishte udhëtuar me skuadrën në transfertë, për sfidën ndaj Lorient, ku PSG, u mposht me rezultatin 3-2.

fbl-fra-ligue1-lorient-psg-1-806x537

Së fundmi është zbuluar se hajdutët kanë vjedhur sende me vlerë rreth 400 mijë euro në shtëpinë e Ikardit në Paris. Personat përgjegjës ende nuk janë identifikuar dhe janë në arrati.

Ikardi nuk është futbollisti i pare i PSG-së, që  i ndodh kjo gjë, më parë ishin vjedhur shtëpitë e Serxhio Rikos dhe Çupo Moting.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"