Masakra në Francë/ UEFA mban një minutë heshtje për 84 viktimat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2016 | 11:15

Masakra në Francë/ UEFA mban një minutë heshtje për 84 viktimat

UEFA ka lajmëruar se do të mbajë një minutë heshtje për masakrën që u shënua një natë më parë në Francë, kur një kamion mori para turmën gjatë festimeve të Ditës së Bastijës.

2391483_w2Ngjarja shënoi 84 viktima mbrëmë në Nicë gjatë hedhjes së fishekëzjarreve. Sipas autoritevete, drejtuesi i kamionit u ekzekutua pas ngjarjes. Ai ishte një 31-vjeçar franko-tunizian dhe identiteti i tij përputhej me dokumentet e kamionit.

franca

Ndërkohë, sot paradite UEFA njofton se në turin e tretë paraeliminator të Ligës së Kampionëve dhe të Ligës së Europës, skuadrat do të mbajnë nga një minutë heshtje në solidaritet për viktimat dhe shtetit të Francës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"