Marsel Ismajlgeci rinovon edhe për 3.5 vite, por e presin në Bosnje/ Ja sa ofron Zrinjski për kapitenin bardheblu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2023 | 21:01

Marsel Ismajlgeci rinovon edhe për 3.5 vite, por e presin në Bosnje/ Ja sa ofron Zrinjski për kapitenin bardheblu

Prej disa ditësh, Marsel Ismajlgeci ka rinovuar kontratën me Tiranën. Ai do të jetë edhe 3.5 vite bardheblu, sigurisht me rritje rroge. Merkatoja e Tiranës është e hapur dhe ashtu siç janë shprehur shpesh drejtuesit e saj, çdo lojtar mund të largohet kundrejt ofertës së duhur.

ismajlgeci

Një prej emrave më të diskutuar është ai i kapitenit Marsel Ismajlgeci dhe mësohet se për të ka ardhur një ofertë që po shqyrtohet nga klubi. Klubi i Zrinjski Mostar, i cili eliminoi Tiranën nga Europa gjatë verës së kaluar duke e mposhtur në të dyja ndeshjet në Ligën e Konferencës, ka bërë ofertë zyrtare për kapitenin e bardhebluve, duke kërkuar shërbimet e tij. Oferta bazë e boshnjakëve është 150 mijë euro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"