Markez si “shigjetë”, spanjolli fiton Çmimin e Madh të Aragonit. Ja pilotët e tjerë të podiumit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2019 | 13:51

Markez si “shigjetë”, spanjolli fiton Çmimin e Madh të Aragonit. Ja pilotët e tjerë të podiumit

Mark Markez vazhdon të jetë i pandalshëm në Moto GP. Piloti spanjoll i Repsol Hondës, fitoi ditën e sotme Çmimin e Madh të Aragon në Spanjë.

markez

Markez e nisi i pari këtë garë, dhe u dominua totalisht prej tij, duke u shkëputur për shumë sekonda, dhe vëmendja u përqendrua në vendet e tjera të podimuit, pasi spanjolli ishte i pakapshëm.

Në garën e tij të 200-të, ai la pas në vendin e Andrea Doviciozon, ndërsa i treti e mbylli piloti i Dukatit, Xhek Miller. Vetëm vendi i katërt për Maverik Vinjales, që në xhirot e fundit ishte i dyti, por u parakalua dy herë.

 

Valentino Rosi e mbylli në vendin e tetë garën me një tjetër garë zhgënjyese nga “Doktori”. Tani, Markez shkon në kuotën e 300 pikëve, dhe kryeson bindshëm tabelën e renditjes, me vetëm 5 gara nga fundi i kampionatit të Moto GP.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"