Mario Baloteli akuzon: A është i ligjshëm racizmi në Francë?

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2017 | 14:47

Mario Baloteli akuzon: A është i ligjshëm racizmi në Francë?

Mario Baloteli ka akuzuar hapur tifozët e Bastia se kanë përdorur thirrje raciste ndaj tij dhe shokëve të skuadrës te Nica gjatë barazimit 1-1 të të premtes. Futbollisti italian ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, duke pyetur se si ishte e mundur që askush nuk reagonte në këtë shtet ndaj ngjarjeve të tilla.

3C564A9C00000578-4142810-image-m-69_1484997319900

“Dje, rezultati ndaj Bastia ishte i drejtë… do të punojmë më shumë dhe do të mundohemi të arrijmë objektivat tonë… edhe gjyqtari ishte në rregull… por unë kam një pyetje për francezët…

C2sAGJ_XcAArTKh

A është normale që tifozët e Bastia të bëjnë zhurma majmunësh dhe “uh uh” gjatë gjithë ndeshjes dhe askush në komisionet disiplinore të mos thotë asgjë? Pra a është racizmi I  LIGJSHËM në Francë? Apo vetëm në Bastijë?

3C56511600000578-4141974-image-a-95_1484953748792

Futbolli është një sport magjepsës… këto njerëz si tifozët e Bastijës e bëjnë të shëmtuar! Vërtet turp”, ishte reagimi i Balotelit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"