Manovra me gjobat ndaj Partizanit, ja se si Disiplina “i ka rënë lapsit” me ndëshkimet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2018 | 18:18

Manovra me gjobat ndaj Partizanit, ja se si Disiplina “i ka rënë lapsit” me ndëshkimet

“KF Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës, dënohet me gjobë në masën 50.000 lekë”. Ky është dënimi më i freskët që Komisioni i Disiplinës në FSHF i ka faturuar Partizanit në lidhje me ndeshjen e fundit ndaj Laçit. Ndonëse sendet u hodhën nga tifozët miq, ka qenë Partizani si klub organizator ai që është ndëshkuar me gjobë.

ultras_guerrils_ne_derbi-770x470

Por, vlera e gjobës së vendosur nga Disiplina për të kuqtë në këtë rast, fsheh në vetvete një manovër që po e përdor rëndomtë ky komision këtë sezon në vendimet e tij. Praktikisht, gjoba 500 mijë lekëshe pranohet apriori nga klubet, pasi ajo është e paapelueshme. Thuhet kështu, pasi nuk ia vlen që të bësh apelim, pasi për të shpresuar që të heqësh këtë gjobë, duhet të paguash 1 milion lekë si tarifë depozitimi të çështjes te Komisioni i Apelit.

Kështu që, gjobat 500 mijë dhe 1 milion janë thuajse të paapelueshme nga klubet, pasi nuk “ia vlen barra qiranë” që të hapësh çështje në Apel. Me sa duket, Disiplina i ka “rënë lapsit”, pasi zakonisht gjobat me frekuencë më të madhe janë 500 mijë dhe 1 milion.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"