Mançester Junajtid bën ofertë për mbrojtësin e Interit, në garë edhe PSG-ja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2020 | 13:06

Mançester Junajtid bën ofertë për mbrojtësin e Interit, në garë edhe PSG-ja

Milan Skrinjar nuk është më i paprekshëm. Mançester Junajtid dhe PSG-ja kanë shprehur interes për sllovakun. Qendërmbrojtësi ka qenë i lidhur edhe me skuadra të tjera si Mançester Siti, Real Madrid dhe Bajern Mynih, por deri tani ka qenë jashtë merkatos.

Skriniar2

Skrinjar ka hasur vështirësi të përshtatet në skemën e Kontes dhe mund të nxirret në shitje nga zikaltërit. Sipas “Mirror” Mançester Junajtid ka përgatitur një ofertë prej 65 milion eurosh për Skrinjarin. Ndërsa, në Francë “Le10sport” pretendon se PSG-ja e shikon mbrojtësin e Interit si zëvendësuesin ideal të Tiago Silvës.

Sllovaku u ble nga Interi në verën e 2017 për vlerën e 34 milionë eurove nga Sampdoria.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"