Manaj: Nuk kemi një Mesi që ta zgjidhë ndeshjen, ja çfarë i uroj Bares në Kombëtare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2018 | 16:41

Manaj: Nuk kemi një Mesi që ta zgjidhë ndeshjen, ja çfarë i uroj Bares në Kombëtare

Kapiteni i Kombëtares Shpresa në ndeshjen e kthimit në Sllovaki, pritet të jetë Rei Manaj. Sulmuesi në pronësi të Interit, i huazuar te Granada në kategorinë e dytë të Spanjës, komenton humbjen në “Selman Stërmasi”, arsyen që e shkaktoi si dhe të ardhmen e tij në klube:

Manaj

U-21 – “Është një grup me lojtarë të mirë dhe ekipi ka marrë identitetin e lojës nga trajneri. Mbase, para disa vitesh kishte më shumë lojtarë individualistë sesa këtë vit. Ekipin e gjeta shumë mirë, vetëm se patëm tersin që nuk fituam dot ndeshjen në shtëpi. Do të shkojmë në Sllovaki dhe do të bëjmë të pamundurën për të marrë tre pikët”.

Çfarë mungoi – “Ishin shumë faktorë. Në minutat e fundit, ekipi ra. Edhe fusha, për lojën që bëjmë ne, ishte shumë e vështirë që ta menaxhonim lojën. Gjithashtu, intensiteti dhe përqendrimi. Nëse do të ishim të përqendruar dhe me pak zgjuarsi, kjo ndeshje nuk humbej”.

Dy golat, SMS për kë? – “Rei nuk është aty ku duhet të jetë. Megjithatë unë jap maksimumin tim. Jam te U-21 dhe jam shumë i kënaqur të jem këtu. Dy golat? Asnjëherë nuk mund të kënaqem”.

Nëse do luaje më shumë… – “Asnjëherë nuk i dihet. Mund të luajmë edhe dhjetë ndeshje të mos marrim asnjë pikë, ndaj nuk mund të thuash që nëse do të luaja unë do të kishim më shumë. Vetëm Mesi mund të zgjidhë ndeshjen, ndërsa ne nuk kemi asnjë të tillë. Kemi ekipin, 11 lojtarë që zbresin në fushë dhe shtatë në stol, stafin, trajneri dhe të gjithë bashkë që përbëjnë forcën”.

Bare te Kombëtarja – “Besoj se Bare e meriton, sepse u vra edhe një mesfushor. Kam shumë respekt për Keidin sepse është punëtor dhe po bën mirë. I uroj që me Norvegjinë ta tregoi veten dhe të ketë minutash”.

Merkato – “Nuk e di, ka ende kohë. Kam kontratë të gjatë me Interin dhe do të shohim”, ka deklaruar autori i dopietës në ndeshjen e fundit ndaj Sllovakisë, Manaj.

OLSI TUJANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"