Mallkimi ndjek nga pas Milanin, mbushet plot infermieria e klubit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2018 | 15:51

Mallkimi ndjek nga pas Milanin, mbushet plot infermieria e klubit

Te skuadra e Milanit përveç rezultateve jo të mira ekziston edhe një ters që i ndjek nga mbrapa. Ditën e djeshme skuadra kuqezi u ndesh me ekipin e Betisit teksa e mbyllën ndeshjen në shifrat 1 me 1.

milan

Përveç rezultatit duket se Gatuzo tashmë duhet të shqetësohet për lojtarët që ka në dispozicion për ndeshjen me Juventusin. Në ndeshjen e djeshme fillimisht ishte Musakio ai i cili u dëmtua pas një përplasje me Kesi dhe doli nga fusha me barela.

gatuzo

Ndërsa nga ana tjetër ishte dhe Çalhanoglu me Kutronen që dolën nga fusha duke çaluar. Gjendja e tyre nuk është vlerësuar ende, por Milani do të duhet të luajë një ndeshje të vështirë ndaj Juventusit pa disa nga lojtarët kryesorë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"