Magani: Presioni mbi Lushnjën, Bylisi e ka siguruar elitën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 6, 2024 | 12:05

Magani: Presioni mbi Lushnjën, Bylisi e ka siguruar elitën

Lushnja ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e sotme me Bylisin, që do ta luajnë, në orën 15:00, në stadiumin “Roza Haxhiu”. Trajneri i lushnjarëve, Gugash Magani, për “Panorama Sport” në prag të takimit u shpreh:

magani

“Nëse nuk e kemi në mëndje fitoren, atëherë kot futemi në fushën e lojës. Pra, e kemi në mëndje, pastaj do ta tregojë loja. E rëndësishme është, që në skuadër nuk kemi dëmtime, madje, kemi rikthime, Andoni dhe Disha. Bylisi e ka siguruar elitën dhe luan për vendin e parë. Ne luajmë për zonën poshtë dhe kemi më shumë motiv. Presioni bie mbi ne, sepse na duhet me patjetër fitorja. Çfarë do të tregojmë në fushën e lojës mbetet, për t’u parë.

Vlerësojmë Bylisin, pasi në fazën e dytë në Lushnje na ka mundur thjesht. Në fazën e parë në Ballsh kemi luajtur shumë mirë. Nëse tifozët tanë kanë rezerva për ekipin, ne nuk kemi asnjë lloj rezerve për ata, se gjithmonë na kanë mbështetur. Do të mundohemi që t’ua shpërblejmë duke bërë maksimumin në fushë. Çdo lojtar ka rëndësinë e vet. Në Elbasan nuk kishim Haremin dhe Sulovarin për arsye kartonësh, Canka hyri nga stoli se ishte i lodhur. Ndaj Bylisit jemi më të plotë dhe besoj se skuadra do të bëjë paraqitje të mirë.

Ndiha ndaj Xhejms Ajindes? Jemi shumë të qetë dhe të gëzuar, pasi operacioni përfundoi me sukses. Xhejms është në gjendje të mirë shëndetësore. E kam thënë edhe herë të tjera, unë në radhë të parë jam prind. Të gjithë interesim nuk e bëra për “show”. Është detyra ime si prind, pastaj edhe njerëzit na mbështetën, që për hir të së vërtetës nuk ishin të pakët. E rëndësishme është që Xhejms është mirë me shëndet, pasi shëndeti është para çdo gjëje. Për këtë jam shumë i gëzuar dhe shumë krenar.”

ALBAN ALUSHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"