Magani: Mbrojtja ka nevojë për “arnim”, Kastrati do të vazhdojë të jetë portier i parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2017 | 19:27

Magani: Mbrojtja ka nevojë për “arnim”, Kastrati do të vazhdojë të jetë portier i parë

Teuta barazoi sot përballë Laçit duke dhënë një sinjal të vogël për kthesë, pas 5 humbjesh radhazi në kampionat. Në mikrofonin e “Supersport” pas ndeshjes, trajneri Gugash Magani e pranoi se barazimi ishte rezultati i drejtë i sfidës së sotme dhe deklaroi se Teuta nuk po arrin të fitojë për shkak të ngarkesës psikologjike.

Magani

Për trajnerin reparti më problematik është mbrojtja pasi skuadra ka pësuar plot 17 gola. Tekniku peqinas foli gjithashtu edhe për formën e mirë që po kalon i biri, Artur Magani me skuadrën e Lirisë së Prizrenit.

Për barazimin

“Nuk mund ta konsiderojë pikë kthese. Duke pasur parasysh periudhën e vështirë, mendoj që një pikë me Laçin nuk është e mjaftueshme. Ndeshja ishte e barabartë. Kjo pikë mund të jetë sinjal i mirë.”

Mungesa e rezultateve pozitive

“Gjithçka është çështje psikologjike. Duhet motivim më shumë. Jemi munduar të qëndrojmë larg problemeve, por jemi njerëz të ndjeshëm. Faza e parë ka mbaruar në mënyrën shumë të keqe. Faza e dytë do të jetë ndryshe me rezultate. Me lojë nuk kemi qënë keq. Është e gjitha psikologjike.”

Shënojnë te parët më pas pësojnë

“ Kemi lojtarë që i kemi dhënë besim, nuk e menaxhojnë mirë trysninë dhe ka momente e shprehin në sensin negativ. Goli i sot ishte komplet i evitueshëm. Jo çdo gjë krijohet nga trajneri. Do punojmë akoma më shumë që mos ndodhin gabimet. Duhet t’i menaxhojmë siç duhet. Më shumë se kurrë tani na nevojitet shumë qetësi.”

Repartet që kanë nevojë për përmirësim

“Padiskutim mbrojta. Kemi pësuar 17 gola. Mbrojtja duhet arnuar . Shkallës i kam dhënë gjithmonë hapësira, por ka gabuar. Edhe Fabio Beqaj gjithashtu. Po nuk kemi çfarë të bëjmë.”

Çështja e portierit

“Kastrati do vazhdojë të jetë portier i parë. Në ndeshjen me Partizanin e nderova se nuk ishte në lartësinë e duhur.”

Goli i Artur Maganit me Lirinë e Prizrenit

“Shpresoj që Artur Magani të shënojë akoma më shumë. Unë kam shumë kërkesa, ashtu edhe për djalin tjetër Endri Magani që luan te Lushnja.”

Mosaktivizimi i Arsen Sykajt

“Sykaj është lojtar që e kam marrë nga Kategoria e Dytë, por nuk ka ritmin e duhur, ia kam thënë edhe atij. Është ndryshe kur gabon Sykaj që është 27-vjeç është ndryshe kur gabon Shkalla që është 23-vjeç dhe është investim i klubit.”

Largimi i Artur Maganit nga Teuta

“Nuk jam penduar që e lashë Artur Maganin të largohej. Nuk kam për të trajnuar kurrë më djemtë e mi.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"