Magani: Bëmë gabime amatoreske, nuk kam fjalë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2015 | 12:05

Magani: Bëmë gabime amatoreske, nuk kam fjalë

Magani dhe BulkuTrajneri i Tiranës, Gugash Magani, mori përsipër përgjegjësinë për humbjen në transfertën e Laçit, duke theksuar se skuadra u shthur pas golit të parë. Ai e cilësoi gabimin e Frashërit amatoresk, por të paktën priti reagim.

“Bëmë gabime amatoreske. Një gabim i portierit na ndëshkoi, pastaj u çorientuam dhe erdhi goli i dytë. Nuk dua të justifikohem as me dëmtimet e çasteve të fundit, pasi kjo ndeshje ishte për t’u harruar.

U futëm në lojë me besimin për fitore, në pjesën e parë e nisëm lojën nën kontrollin tonë dhe u ndëshkuam nga një gabim dhe skuadra nuk e përjetoi mirë golin. Në pjesën e dytë ndryshuam skemat, pasi futa në lojë 4-5 sulmues. Patëm raste për të barazuar, por mund të kishim pësuar edhe më shumë. Kjo humbje nuk mund të justifikohet.

Ndeshja e radhës është derbi, por ne nuk do të fillojmë përgatitjet për Partizanin pa analizuar këtë humbje. Gabimet që bëmë s’mund përsëritën më. Ndikumana e nisi nga stoli, pasi kishte vetëm dy ditë stërvitje me skuadrën, ka qenë në dyshim. Nuk bëri asgjë mirë, edhe pse ka qenë vendimtar në momente të veçanta. Përgjegjësia është e gjitha e jona”, tha Magani, i cili nuk ndien pasiguri as në pozicionin e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"