Lushnja dhe Skënderbeu me mungesa, ja si pritet të zbresin në fushën e lojës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 16, 2017 | 11:12

Lushnja dhe Skënderbeu me mungesa, ja si pritet të zbresin në fushën e lojës

Skënderbeu do të ketë katër mungesa të sigurta, ndërsa Lushnja dy të tilla. Te korçarët, për shkak dëmtimesh dhe problemesh shëndetësore, nuk do të jenë Martin Nespor, Bruno Dita dhe Tefik Osmani, ndërsa për kartonë do të mungojë Gledi Mici.

Skenderbeu4-470x313

Nga ana tjetër, te lushnjarët kanë plotësuar numrin e kartonëve të verdhë mbrojtësi Kristi Marku dhe mesfushori Orgest Gava. Duket se më të rëndësishme mungesat janë te skuadra e Dedjes, që ka një grup të cunguar lojtarësh, ndërsa te korçarët ka bollëk lojtarësh, teksa pozicionet janë të dubluara.

Lushnja-Skenderbeu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"