Lukaku mbyll përpara kohe pushimet verore, sulmuesi belg zbarkon te Interi ditën e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2022 | 14:29


Lukaku mbyll përpara kohe pushimet verore, sulmuesi belg zbarkon te Interi ditën e…

Tek Interi ka nisur numërimi mbrapsht për rikthimin e Romelu Lukakut.

Lukaku Inter

Interi beson se nuk do të ketë vonesa të tjera lidhur me firmën dhe rikthimin e 29-vjeçarit, por brenda së mërkurës mbrëma tifozët zikaltër pritet që të jenë të shumtë në aeroport për t’i uruar mirëseardhjen njeriut të titullit në sezonin 2020-2021.

Madje, nga burime pranë lojtarit thonë se ai ka vendosur të mbyllë përpara kohe edhe pushimet e tij, për të zbarkuar sa më shpejt në Milano.

Pas akordit me Çelsin për huazimin njëvjeçar prej 8 milionë eurosh, plus bonuse, zikaltrit kanë edhe disa çështja delikate për të zgjidhur.

Nëse për largimet duhet sistemuar fillimisht Milan Shkriniar te PSG-ja, për afrimet është tema “Dibala” e cila duhet qartësuar. Argjentinasi është lënë në pritje, derisa të zgjidhej prioriteti Lukaku.

Për Dibalën oferta ka ngecur te 5 milionë eurot neto, plus 1 milion bonuse, për një numër të caktuar prezencash që duhet të arrijë argjentinasi.

PANORAMASPORT.AL