Luiza Gega u jep leksion kenianeve, thyen me 4,5 sekonda rekordin në Holandë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 6, 2022 | 17:39

Luiza Gega u jep leksion kenianeve, thyen me 4,5 sekonda rekordin në Holandë

Luiza Gega vazhdon të mahnitë me paraqitjet e saj, teksa për vite me radhe është garanci absolute dhe ambasadorja më e mirë e Shqipërisë në çdo event ndërkombëtar ku merr pjesë. Pasi i shpëtoi për pak thyerja e rekordit kombëtar në 3000 metra me pengesa në Mançester disa ditë më parë, Gega sot ka bërë një paraqitje fenomenale në mitingun “FBK Games 2022” që po mbahet në Hengelo të Holandës.

luiza gega

Sportistja shqiptare ka tejkaluar veten, teksa ka shënuar një rekord të ri kombëtar në garën e 3000 metrave me pengesa. Atletja kuqezi e ndali kohën në 9:15.48 duke thyer me rreth 4.5 rekordin e mëparshëm që kishte vendosur po vetë në vitin 2019 (9:19.93 në Botërorin e Dohas). Rezultati 9:15.48 i dha vendin e dytë në garë Luizës, e cila u dha leksion edhe kenianeve elitare të cilat i kishte konkurrente në eventin e mbajtur në Holandë.

WhatsApp Image 2022-06-06 at 5.32.09 PM

Ndërkohë gara u fitua nga ugandezja Peruth Chemutai me kohë 9:14.00, e cila është edhe kampione në olimpiadën e fundit që u mbajt në Tokio. Kështu Luiza Gega konfirmon edhe një herë tjetër momentin e saj të artë, teksa mbetet e vetmja sportiste e atletikës shqiptare që për vite me radhë arrin që të jetë brenda normës Botërore dhe Europiane.

WhatsApp Image 2022-06-06 at 5.31.05 PM

ARTIN LLESHAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"