Luhet Mançester Siti-Liverpul, Guardoiola: Mësoj sa herë luaj përballë Jyrgenit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2017 | 10:40

Luhet Mançester Siti-Liverpul, Guardoiola: Mësoj sa herë luaj përballë Jyrgenit

Një gosti më të mirë tifozët e Premier Ligës nuk mund të kishin pritur. Taktikat e dominimit të Pep Guardiolës kundër sulmit agresiv të Jyrgen Klopit.

Liverpul Manchester Siti

“Sa herë luaj kundër skuadrave të Jyrgenit, unë mësoj shumë. Një trajner klasi, një superklub dhe superlojtarë. Do të jetë një ndeshje e bukur”. Ky është komenti i trajnerit të Mançester Sitit, Pep Guardiola, për vigjiljen e ndeshjes që do të ngrejë siparin e javës së katërt të Premier Ligës, mes “qytetarëve” dhe Liverpulit në “Etihad” sot në orën 13:30.

guardiola

Guardiola dhe Klop janë përballur 10 herë kundër njëri-tjetrit, 8 herë kur kanë qenë në stolin e Barcelonës dhe Dortmundit dhe dy ndeshjet e sezonit të shkuar në Premier Ligë.

Çuditërisht gjermani është një nga pak trajnerë që ka një bilanc pozitiv kundër spanjollit: 5 fitore, 4 humbje dhe 1 barazim. Por tekniku spanjoll do t’i presë “reds”-at pa kapitenin Vinsent Kompani:

Siti

 

“Më vjen keq për Kompaninë. Do të doja që të ishte i gatshëm. Ai u përpoq me të gjitha forcat. Sterling tek Arsenali për të sjellë Sançezin? Shanset që Rahim të largohej nga Siti ishin zero”.

KLOP – Ndërsa Jyrgen Klop ka konfirmuar se Filipe Kutinjo do të mungojë edhe në ndeshjen e katërt të Liverpulit, pasi ai nuk dëshiron që  të rrezikojë me gjendjen e brazilianit. Sulmuesi 25-vjeçar, i cili ishte në qendër të merkatos për t’u transferuar te Barcelona, ka luajtur si zëvendësues në dy ndeshjet e kombëtares së tij.

klop

Por në “Melwood”, ai është rikthyer vetëm ditën e enjte dhe trajneri gjerman mendon se është ende herët që ai ta përfshijë në skuadër. “Nuk ishte një kohë e lehtë, por kështu është sesioni i merkatos. Mendoj se ne e menaxhuam shumë mirë.

Formacionet

Filipe mund të kishte luajtur 15-20 minuta në ndeshjen me Sitin, ndoshta edhe pak më gjatë, por mendoj se është më e udhës që ta lëmë jashtë. Në dhomat e zhveshjes u thashë lojtarëve të enjten: ‘Djema mirëprisni dy lojtarët: Aleks Okslejd-Çembërleinin dhe Fil Kutinjon”, tha Jyrgen Klop gjatë konferencës së Liverpulit.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"