Luhet edhe për 2.4 mln/ Fonseka: Ndeshja e sezonit; Ten Hag: Skuadrat italiane të bëjnë me dhimbje koke

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2021 | 20:06

Luhet edhe për 2.4 mln/ Fonseka: Ndeshja e sezonit; Ten Hag: Skuadrat italiane të bëjnë me dhimbje koke

Në një periudhë pandemie edhe ato që mund të duken qindarka në Ligën e Europës, krahasuar me “thesarin” që garanton Champions-i janë jo pak të rëndësishme.

Ajax Roma

Sot në mbrëmje do të luhen çerekfinalet e kthimit të kompeticionit të dytë europian, një 90-minutësh që u garanton 2.4 milionë euro të gjitha skuadrave që do të kualifikohen për më tej. Prandaj, jo vetëm për paratë, por edhe për faktin se fitimi i Ligës së Europës garanton kualifikimin në Champions, trajneri i Romës, Paulo Fonseka e konsideron këtë me Ajaksin ndeshjen e sezonit: “Bëmë një përmbysje të madhe në Amsterdam (fituan 2-1), por kualifikimi luhet nesër (sot) dhe e shkuara zërohet. Prandaj, është e kotë që ta them dhe ta konfirmoj se për ne është pa dyshim ndeshja e sezonit”

Erik ten Hag e di shumë mirë se nuk do të jetë aspak e lehtë fitorja dhe përmbysja e rezultatit në “Olimpiko”, por trajneri i Ajeksit motivon futbollistët e tij, pasi në 90 minuta gjithçka mund të ndodhë.

“Ndoshta është një sindromë jona që e vuajmë, por fakt është që skuadrat italiane të bëjnë gjithmonë me dhimbje koke. Ato dinë si të të të lodhin dhe ashtu siç ndodhi me Romën kujtoj që e pësuam edhe ndaj Atalantës.

Për të mundur ekipet italiane duhet të jesh i kthjellët, cinik dhe të qarkullosh topin. E di gjithashtu se kemi disa mungesa të rëndësishme, por këto janë 90 minuta, të cilat nuk kanë kthim pas. Prandaj, e rëndësishme është që fillimisht të zbresim të karikuar në fushë. Pastaj, nëse eliminohemi nuk do të jetë një tragjedi”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"