Luftëtari zyrtarizon Dhramin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2016 | 19:12

Luftëtari zyrtarizon Dhramin

Arbër Dhrami është afrimi i parë i Luftëtarit në këtë merkato janari. Atë që gazeta “Panorama Sport” lajmëroi një ditë më parë, është zyrtarizuar dje nga klubi gjirokastrit. Është drejtori teknik i Luftëtarit, Vasil Papa, që konfirmon lajmin. “Dhrami është përforcimi i parë për ekipin tonë, por jo i vetmi.

arber dhramiTe Luftëtari do të ketë më shumë afrime sesa largime. Një mesfushor organizator është në planet tona të afërta dhe jemi në bisedime me të, emrin e të cilit nuk mund ta bëjmë dot të ditur për momentin. Pavarësisht vijimësisë së merkatos, Luftëtari i këtij sezoni është ndërtuar për të triumfuar dhe i tillë do të jetë në deri në mbyllje të garës. Edhe pse afrimet do të jenë më shumë se largimet, pjesë e Luftëtarit do të bëhen lojtarë më cilësorë se aktualët”, shprehet në prononcimin e tij Papa.

Dhrami ishte pjesë e Tërbunit gjatë pjesës së parë të kampionatit ku në 15 ndeshje shënoi tre gola. Ai do të krijojë një sulm të frikshëm së bashku me Cankën. Vlonjati ka një eksperiencë të konsiderueshme në kampionatin shqiptar, pasi më parë ka luajtur me Apoloninë, Himarën, Butrintin, Bylisin dhe së fundmi me Tërbunin. Gjithashtu, ka edhe një eksperiencë 2- vjeçare me Platanias në Greqi.
Takimi

Donatori Grigor Tavo ka “pjesën e luanit” në suksesin e Luftëtarit pas 13 javëve të luajtura deri tani. Jo vetëm kaq, por ai pesë javë para përfundimit të sezonit të shkuar rezultoi “gomonia” e shpëtimit për Luftëtarin falë mbështetjes financiare. Para seancës së djeshme, donatori ka takuar futbollistët dhe stafin teknik duke u garantuar mbështetje për sezonin në vazhdim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"