Luftëtari nis përgatitjet, afrohen tre lojtarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2014 | 10:15

Luftëtari nis përgatitjet, afrohen tre lojtarë

LuftetariLuftëtari, nën drejtimin e trajnerit Bledar Devolli, ka startuar dje përgatitjet në kuadër të sezonit të ri futbollistik. Më shumë se 27 lojtarë ishin të pranishëm në seancën e djeshme, pjesë e së cilës ishin edhe prurjet e reja. Erlis Frashëri, Françesko Kabilo, si dhe Ervis Rexha me sa duket do të jenë edhe emrat e rinj, të cilët priten të jenë pjesë e gjirokastritëve për edicionin e ri. Teksa, Frashëri dhe Kabilo janë stërvitur me grupin bluzi, duke kryer vrapime dhe ushtrime me karakter aerobik, Rexha për arsye kohe nuk veshi kostumin e stërvitjes.
Afrimet Erlis Frashëri është një lojtar i njohur, teksa është aktivizuar me disa skuadra të kampionatit shqiptar. Pozicioni i tij është mesfushor me tipare sulmuese. Ndërsa cërrikasi Kabilo është produkt i shkollës italiane. Ai është rritur dhe formuar në ekipet zinxhirë të Balxhanos. 22-vjeçari luan si sulmues krahu, por edhe qendre. Nëse tre lojtarët e ardhur aktualisht pranë Luftëtarit do të arrijnë të gjejnë akordin financiar me drejtuesit e klubit bluzi, atëherë alternativat për numrin një të kësaj pankine, Bledar Devolli, do të jenë të shumta. Sakaq, nga burime të besueshme, mësohet se të tjerë lojtarë priten t’i bashkohen Luftëtarit gjatë merkatos së verës.
Vendësit Pjesë e grupit gjirokastrit në seancën e djeshme ishin më të rinjtë e shkollës gjirokastrite, deri te “veterani” Arlind Nora. I vetmi që mungonte ishte mesfushori i linjës së majtë, Elton Zholi. Gjithashtu, nën urdhrat e teknikut Devolli, u vunë edhe vëllezërit Ergys dhe Endri Mersini, si dhe gardiani, Kadri Birja. Drejtuesit e klubit gjirokastrit synojnë ndërtimin e një skuadre konkurrente sezonin e ri.
TOMOR SHEHU

LOJTARËT QË DOLËN NË STËRVITJE
Kadri Birja
Klajdi Isaraj
Kritaq Roko
Arlind Nora
Romario Biraci
Julian Lluka
Besmir Sinani
Mariol Kazma
Nazmi Gaba
Kadri Kazma
Kosta Aliaj
Ergys Mersini
Endri Mersini
Emiliano Shehaj
Ardit Cunaj
Laurent Jaupaj
Alvaro Demaj
Françesko Kabilo
Andi Hina
Armion Këndella
Aleks Doko
Erlis Frashëri
Ervis Rexha
Stiven Puci
Pashun Halo

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"