Luftëtari kërkon të korrigjojë gabimet para Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2017 | 13:02

Luftëtari kërkon të korrigjojë gabimet para Vllaznisë

Luftëtarin e pret një përballje e vështirë në Shkodër. Nën drejtimin e trajnerit Lika, gjirokastritët vijojnë përgatitjet me dy seanca në ditë. Me synimin për të korrigjuar të metat, si në mbrojtje dhe sulm, trajneri kryeqytetas ka punuar shumë në këtë aspekt në seancën e pasdites. Pas ndeshjes me Laçin, trajneri Lika ka pohuar se ekipi i tij shpërdoron shumë raste të pastra, teksa me profesionalizëm dhe përgjegjësi, ka pranuar gabimet e mbrojtjes.

luftetari

“Me lojën e treguar në sulm, mendoj se jemi ekipi që dimë të prodhojmë lojë, por kur humbet rastet për shënim, atëherë ka vend për korrigjim. Jo vetëm gabimet në sulm, por dhe ato në mbrojtje na ndëshkuan, atëherë kur edhe unë nuk e prisja”, tha mes të tjerave trajneri Hasan Lika.

GRUPI

Luftëtari, në përballjen me Vllazninë, është i kompletuar në organikë pasi nën urdhrat e Likës, janë të gatshëm të gjithë lojtarët. Në takimin me Laçin, i vetmi lojtar i ndëshkuar me karton të verdhë ishte kapiteni Beqiri, penalizimi i të cilit nuk e “dyzon” Hasan Likën në përzgjedhjen e formacionit të së dielës.

SITUATA

Luftëtari shkon në Shkodër pas barazimit 1-1 të arritur me Laçin në shtëpi, ndërkohë Vllaznia luan në shtëpi pas fitores 2-1 me Lushnjën të mërkurën. Me pikë të barabarta, nëntë, por me golavarazh më të mirë, shkodranët kanë parakaluar gjirokastritët, kështu që të dielën pritet një sfidë e luftuar nga të dyja ekipet në “Loro Boriçi”.

TOMOR SHEHU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"