Luftëtari i rrethuar nga problemet, zv/presidenti nuk frikësohet: Do të mbijetojmë në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2020 | 0:01

Luftëtari i rrethuar nga problemet, zv/presidenti nuk frikësohet: Do të mbijetojmë në Superiore

Zv-presidenti i Luftëtarit Artur Dada është i bindur se gjirokastritët do të arrijnë të mbijetojnë sërish, njësoj si vitin e kaluar pavarësisht problemeve të mëdha financiare si dhe bllokimit të merkatos së janarit.

artur dadaj

Në studion e “Pressing”, zyrtari i klubit gjirokastrit theksoi se Luftëtari do ta respektojë kampionatin në mënyrën e duhur.

“Luftëtari edhe sezonet e tjera ka qenë I shkëputur pas dy fazave të para, por ka treguar se di ta marrë veten në fazën e tretë dhe të katërt. Nuk jemi të dorëzuar. Jemi të bindur që do të qëndrojmë në Superiore. Ne do ta respektojmë kampionatin”, u shpreh Dada fillimisht në emision.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"