Luftëtari hap shampanjën e elitës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 15, 2016 | 11:01

Luftëtari hap shampanjën e elitës

Luftëtari hap sham panjën dhe feston rikthimin në Superiore pas tri sezonesh mungesë.

Luftëtari - Apolonia

Luftëtari – Apolonia

Fitorja 2-1 në frymën e fundit përballë Apolonisë ishte edhe mbyllja më e mirë e kampionatit për bluzinjtë. Gjirokastritët ia dolën të përmbushnin misionin e fillimsezonit pas kryesimit bindës që prej javës së gjashtë duke u konfirmuar si më i miri i Grupit B.LuftëtariNgritja e trofeut të kampionit të grupit nga kapiteni Shenaj, dhënë nga legjenda e futbollit shqiptar, Sulejman Demollari, ishte momenti kulminant i festës për mijëra tifozë që kishin mbushur shkallët e stadiumit. Të pranishëm në ceremoni ishin: donatori Vangjel Tavo, deputeti i zonës dhe vëllai i donatorit, Vangjel Tavo si edhe kryebashkiakja e Gjirokastrës, Zamira Rami. Në fund, të gjithë lojtarët veshën fanella ku shkruhej “Faleminderit Tavo”, dedikim për donatorin e klubit. Ndeshja Takimi ka nisur i qetë dhe pa ngacmime në portat respektive. Minutat e para flasin për epërsinë e lehtë territoriale të Luftëtarit.

Tifo-grupi “Shqiponjat Bluzi”, për herë të parë këtë sezon, të vendosur në tribunën përballë, për asnjë moment nuk reshtën së mbështeturi Luftëtarin. Fraksioni i parë mbyllet në barazim. Pjesa e dytë është krejt ndryshe. Janë gjirokastritët që nuk dinë të ndalen, teksa furia e aksioneve nuk ndalet. Zëvendësimet e kryera nga trajneri Gerd Haxhiu i japin tjetër pamje lojës sulmuese. Minutat e 46-të, 47-të, 49-të, 52-të, 54-t, 57-të, 60-të dhe 64- t janë fatkeqe për Luftëtarin, teksa Bregu, Rroca, Liçaj e Canka hasin në qëndresën e numrit 1 të Apolonisë. Në të 75-ën, Aleksi shkakton një prej autogolave më të rrallë në futboll. Në tentativë për të ndryshuar kahun e lojës, ai e dërgon topin në portën e tij duke e lënë të shtangur Mirakën. Në stadium pllakos heshtja.

Por, kjo situatë zgjat vetëm tri minuta. Canka finalizon saktë aksionin e Luftë- tarit dhe shënon fare pranë portës. Vendësit janë të gjithë në sulm dhe në të 92-ën fitojnë një penallti. Nga pika e bardhë godet kapiteni Shenaj, por gabon. Gjyqtari akordon tetë minuta shtesë për shkak të vonesave. Dhe, në minutën e 5-të shtesë, vendësit fitojnë një tjetër penallti pas pengimit të Cankës. Nga pika e bardhë godet Bregu dhe shënon, 2-1. Me kaq mbyllet e gjithë sfida.

Përgatiti: TOMOR SHEHU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"