Luftëtari argëtohet në miqësore me Tepelenën, gjirokastritët prezantojnë brazilianin që shënoi tripletë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2024 | 17:41

Luftëtari argëtohet në miqësore me Tepelenën, gjirokastritët prezantojnë brazilianin që shënoi tripletë

Luftëtari fiton 5-0 në miqësoren e parë të këtij viti, të luajtur kundër Tepelenës në kompleksin sportiv “Fushës së Vjetër” në Gjirokastër. Skuadra e drejtuar nga Edmond Dalipi ka aktivizuar edhe tri afrimet e merkatos së janarit, pikërisht brazilianët Lukas Melo (sulmues) dhe Hudson Felipe Gonçalves (mesfushor), si dhe sulmuesin sarandjot, Mario Mërkuri.

Lukas melo luftetari

I pari ka qenë protagonist absolut, teksa shënoi tre gola, nga një herë realizuan Mërkuri dhe Mirani. Që në minutën e 12-të gjirokastritët kaluan në avantazh me anë të Melos, i cili mori një asist nga Mërkuri dhe e dërgoi topin në rrjetë. Nuk kalojnë as katër minuta nga ky gol dhe është Mirani që dyfishon shifrat pas një goditjeje të fortë nga brenda zonës.

Dominimi i Luftëtarit kundër Tepelenës ishte i dukshëm, por pjesa e parë u mbyll 2-0. E dyta nisi me po të njëjtin ritëm dhe sërish Melo përfitoi nga krosimi i ardhur në zonë për t’i çuar shifrat në 3-0. Mërkuri është njeriu asist, pasi shërben sërish te braziliani, që realizon edhe golin e katërt. Ndërsa në minutën e 89-të, sulmuesi i krahut, i rikthyer me fanellën bluzi, vulosi vetë fitoren 5-0. Bluzinjtë do të zhvillojnë edhe një miqësore kundër Delvinës në transfertë, nesër në orën 13:00.

 

Prezantimi i brazilianit gjatë ditës së sotme

Klubi gjirokastrit sot ka prezantuar afrimin më të fundit në merkato, zyrtarizimi i të cilit është bërë përmes një njoftimi në faqen zyrtare:

“???????

??K?? ?? ????? ??????? ?? ????? ?????? ??? ??

?? ????????? ?? ??̈????̈?? ??????? ???????? ? ?????̈??????? ??, ??k?? ?? ????? ??????? ?? ?????. ???????? 24 ????̧??, ? ???? ??̈?????? ????? ?????̈ ? ?? ??????? ?????????, ?? ???????? ???̈ ????????̈ ???? ?ë ???? ??????? ? ????-ës, ?? ?????? ???????? ???? ??̈? ???̈ ?????̈? ?????. ??k?? ? ?̈????̈ ???????? ?????? ??̈ ????̈? ??̈?????????.”

 

LUF

TOMOR SHEHU- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"