Luante në Botëror teksa të atin ia mbanin peng, ish-mesfushori i Çelsit tërhiqet zyrtarisht nga futbolli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2022 | 16:42

Luante në Botëror teksa të atin ia mbanin peng, ish-mesfushori i Çelsit tërhiqet zyrtarisht nga futbolli

Ish-mesfushori i Çelsit, Xhon Obi Mikel, ka njoftuar zyrtarisht tërheqjen nga futbolli i luajtur, pas 20 vitesh karrierë, të mbushur me suksese dhe trofe.

mikel

Fituesi i Ligës së Kampionëve në vitin 2012 me “Blutë” ka njoftuar se do të varë këpucët në gozhdë me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Mikel mbahet mend gjithashtu për historinë e tij të frikshme gjatë ndeshjes me Argjentinën në Kupën e Botës “Rusi 2018”, kur të atin ja kishin marrë peng disa njerëz të armatosur dhe se e kërcënuan se do ta vrisnin përpara fillim të sfidës, të cilën e luajti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"