Luan kundër shokut të skuadrës, De Ligt: Musiala, futbollisti më në formë në Europë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 26, 2024 | 16:43

Luan kundër shokut të skuadrës, De Ligt: Musiala, futbollisti më në formë në Europë

Mbrojtësi i Holandës, Matajs de Ligt foli para mediave në prag të duelit me përfaqësuesen gjermane. Mbrojtësit 23- vjeçar do ketë shansin të përballet me disa nga shokët e ekipit të Bajernit si Tomas Myler apo Xhamal Musiala. Për këtë të fundit De Ligt u ndal më tepër se sa kundërshtari apo inkuadrimi i tij titullar në radhët e “tulipanëve”.

de ligt musiala

TALENTI GJERMAN-”Kam fatin të jemi në një ekip me Musialën dhe jam dëshmitarë i rritjes së tij. Nëse i referohem muajve të fundit, ai ka ecuri hapa të frikshëm. Siguri me topin në këmbë dhe i jashtëzakonshëm në krijimin e korridoreve në zona teje mase të ngushta. Personalisht mendoj se është futbollist me formën më të mirë në Europë. Do jetë e vështirë ta mbash në kontroll. Gjithsesi jam gati. Shpresoj të qëndrojmë të dy në Mynih edhe pas verës”, tha De Ligt.

RIVALI-”Mjafton të shikoni emrat që ata kanë në përbërje, talente me premisa për të ardhmen dhe veteran që mund të ndryshojnë fatet e takimit në çdo moment. Kam punuar për një kohë të shkurtër me Nagelsmanin dhe ai përpiqet t’i marrë më të mirën lojtarëve. Do jetë ndeshje vërtetë interesante dhe tepër intesive. Fusha do japi verdiktin final. Rivaliteti dhe egoja e të dyja kampeve dihet, prandaj nuk parashikoj që të përkojë me ndeshje miqësore”.

ROLI I TITULLARIT-”Nuk ka qenë e lehtë për mua të jem titullar, pasi konkurrenca është e lartë në prapavijën e kombëtares. Kam marrë minuta të mjaftueshme te klubi i Bajernit. Ne shpesh zhvendosemi me 3 linja në qendër të mbrojtjes dhe kjo qasje ma bën më të lehtë integrimin në sistemi e trajnerit Kuman”, përfundoi De Ligt.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"