Luajti me kokën e fashuar, kapiteni Kuç: Për këtë klub edhe të vdesësh nuk mërzitesh 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 24, 2023 | 23:41

Luajti me kokën e fashuar, kapiteni Kuç: Për këtë klub edhe të vdesësh nuk mërzitesh 

Kapiteni i Ballkanit, Edvin Kuç, tregoi se është një luftëtar i vërtetë, duke sakrifikuar shumë për suksesin e skuadrës. Mesfushori u gjakos në pjesën e dytë, teksa luajti me kokën e fashuar, duke treguar karakterin e një lideri të vërtetë.

6057200996036591179

Në prononcimin e dhënë pas ndeshjesh për mikrofonin e “Supersport”, futbollisti u shpreh se për një klub si Ballkani, edhe të vdesësh nuk mërzitesh.  

“Urime Kosova, urime të gjithëve që e duan Ballkanin! Nuk është e lehtë që të ndërrosh rezultatin, duke aktivizuar lojtarë të rinj. Por prapë kemi shtrënguar dhëmbët dhe kemi treguar karakter. 

Për këtë klub edhe të vdesësh nuk mërzitesh, veç të luash futboll. Më dëmtimin merren mjekët. 

Jam krenar që luaj me Korenicën dhe Gripshin. Por e presim Emerllahun, sepse është vërtet lojtar shumë i madh. Edhe pasi pësuam golin nuk e ulëm kokën, luftuam për të fituar”, deklaroi kapiteni.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"