Luajnë ndaj Turbinës, Hadroji i prerë: Bylisi dëshiron pathyeshmërinë!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2021 | 11:35

Luajnë ndaj Turbinës, Hadroji i prerë: Bylisi dëshiron pathyeshmërinë!

Bylisi nuk ka në plan që t’i largohet kreut, ndaj sot llogarit fitoren e tretë radhazi. Andi Hadroj beson te vazhdimësia, ndonëse hapur e thotë që skuadra ende nuk ka treguar potencialin e vërtetë. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, heroi i triumfit në Shijak shprehet:

Andi Hadroj

“Fillimi i mbarë është gjysma e punës, ndaj duhet të ruajmë këtë ritëm. Në të tria takimet zyrtare kemi marrë fitore dhe shpresojmë shumë që të vazhdojmë kështu edhe ndaj Turbinës. Është e para që luajmë në shtëpi, ndaj merr më shumë vlera.

Goli me Erzenin? Jam mbrojtës krahu, por më pëlqen që të dal me inkursione në sulm dhe të jem afër portës. Kam shënuar edhe në elitë dhe dua që të dal shpesh në sulm, sepse i di aftësitë e mia. Besoj se në vijim do të shënoj edhe më shumë gola”. Lojtari foli edhe për garën në Kategorinë e Parë, të cilën e cilëson shumë të fortë.

“Ka diferencë mes Superiores dhe Kategorisë së Parë, por klubet me traditë nuk mungojnë dhe as lojtarët cilësorë. Besoj se në fund do t’ia dalë ai ekip që do të bëjë diferencën në përballjet direkte. Bylisi do të tentojë fitoren në çdo ndeshje. Jemi me këmbë në tokë dhe shohim përpara që të perfeksionohemi sa më shumë. Kemi punë ende, ndaj s’e ulim vigjilencën”, përfundoi Hadroji.

ERJON SALIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"