Lorenco Vila zbulon sekretin e golave: Martini na mban 30 minuta pas stërvitjes…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2020 | 19:36

Lorenco Vila zbulon sekretin e golave: Martini na mban 30 minuta pas stërvitjes…

Lorenco Vila ishte njeriu i ndeshjes në triumfin 0-3 ndaj Vllaznisë, në prononcimin pas ndeshjes, talenti durrsak u shpreh:

Lorenco Vila

“Jam shumë i lumtur që shënova, kisha disa ndeshje që nuk shënoja, por kam dhënë asiste. Shpresoja që goli do të vinte, uroj që mos ndalem në ndeshjet e radhës.

Kemi punuar shumë në stërvitje. Profesor Martini na ka folur. Na mban 30 minuta pas stërvitjes. Kemi sulmuar me 3-4 para portës. E falenderojmë shumë trajnerin Martini”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"