Longo u ankua për vonesat, Kukësi zyrtarizon edhe lojtarin që i mori Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2022 | 21:33

Longo u ankua për vonesat, Kukësi zyrtarizon edhe lojtarin që i mori Partizanit

Diego Longo do të ketë një tjetër element në dispozicion për ndeshjet e radhës në Superiore. Tekniku i Kukësit u ankua sot se përforcimet nuk kishin ardhur në kohën e duhur, por këtë radhë do të ketë në dispozicion një futbollist gjysmë të gatshëm të cilit do i duhet pak kohë të përshtatet.

gligorov

Te verilindorët është zyrtarizuar sot edhe firma e Filip Gligorov, mbrojtësit të djathtë nga Maqedonia e Veriut, i cili në pjesën e parë të edicionit kishte luajtur me Partizanin. Pasi humbi vendin mes titullarëve te të kuqtë. Gligorov gjeti akordin për prishjen e marrëveshjes me skuadrën e drejtuar tashmë nga Dritan Mehmeti.

Menjëherë pas lamtumirës së zyrtarizuar nga të kuqtë, ai gjeti akordin me klubin e Kukësit, duke iu bashkuar sot kësaj skuadre, e treta për të në Superiore. Më parë, Gligorov ka luajtur edhe me skuadrën e Vllaznisë.

NJOFTIMI

Futboll Klub Kukësi njofton se mbrojtësi Filip Gligorov është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 28-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin një kontratë deri në verën e vitit 2023 duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.

Mbrojtësi nga Maqedonia e Veriut ishte futbollist i Partizanit gjatë këtij sezoni, por nga dita e sotme do të jetë nën urdhrat e trajnerit Longo.

Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje mbrojtësit dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Ëelcome Filip

Skeda e Lojtarit:
Emri: Filip Gligorov
Mosha: 28 vjeç
Kombësia: Maqedonas
Gjatësia: 1.77 m
Pozicioni: Mbrojtës i djathtë

Klubet e mëparshme: Rabotnicki, STK Samorin, Gorno Lisice, Olimpik Sarajevo, Shkupi, Sileks, Calarasi, Vllaznia, Partizani

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"