Lojtari i Totenhemit “ngujon” familjen dhe sulmon tifozët: Janë të rrezikshëm!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2022 | 12:10


Lojtari i Totenhemit “ngujon” familjen dhe sulmon tifozët: Janë të rrezikshëm!

Eric Dier, mbrojtësi i Tottenham dhe përfaqësueses angleze, ka hapur një çështje shumë të ndjeshme në ishull. Vendimi i tij i fundit, duke mos i lejuar familjarët ta ndjekin në stadium, po bën shumë zhurmë. Sipas Dier, tifozët në stadium kanë një sjellje shumë negative dhe shumë të rrezikshme, aq sa i ka kërkuar familjarëve të qëndrojnë në shtëpi.

ERIK DAJER

“Shqetësimi i Dier”, shkruan Mirror në faqen e parë. “Dier paralajmëron”, ishte titulli i përzgjedhur nga Daily Express.

Dier pati guximin të thotë hapur një problem që është kthyer në shqetësim jo vetëm për të, por dhe për një pjesë të madhe të lojtarëve apo familjarëve që dëshirojnë të ndjekin qetësisht një ndeshje të përfaqësueses angleze apo të ndjekim live ndeshjet e Premier League.

EXPRESS-2

Në mars të 2020, Dier pati një përplasje fizike me tifozët të cilët sulmuan vëllain e tij, që nga ajo ditë, mbrojtësi ka vendosur që të mos lejojë më familjarët e tij ta ndjekin në stadium.

MIRROR-3

SUN

PANORAMASPORT.AL