Lojtarët e Vllaznisë nuk zbatojnë urdhrat, mjeku i paralajmëron

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2020 | 23:34

Lojtarët e Vllaznisë nuk zbatojnë urdhrat, mjeku i paralajmëron

Vllaznia kishte bërë plane paraprake duke shpresuar në përmirësimin e situatës dhe rikthimin të mërkurën (18 mars) në stërvitje, por kjo s’ka shanse të ndodhë. Stafi mjekësor, ai teknik dhe drejtuesit e klubit, duke parë që situata në vend nuk është përmirësuar dhe për më tepër që vazhdon të ketë masa sigurie, është rënë dakord që lojtarët do të njoftohen në një moment të dytë, që nuk dihet se kur do të jetë.

89714821_2521314048196532_4179165408512704512_n

Askush nuk është në gjendje të kuptojë se si do të rrjedhin ngjarjet, por duket e pamundur që brenda këtij muaji Vllaznia të dalë në stërvitje. Stafi iu ka dhënë një program individual lojtarëve, mirëpo në kushtet aktuale nuk ka vlere. Futbollistët e Vllaznisë, sidomos ata që janë në Shkodër, kanë preferuar të vrapojnë në rrugën që të çon në drejtim të Shirokës.

Madje edhe braziliani Hygor ka bërë të njëjtin veprim.

HYGOR

Vrapimet në natyrë nga lojtarët shkodranë janë bërë me idenë për të mbajtur trupin në formë, por kjo nuk është e këshillueshme në këto momente emergjence prej përhapjes së koronavirusit. Mjeku i ekipit, Ilirian Haxhaja, nuk e sheh të arsyeshme dhe të shëndetëshme që lojtarët të dalin për vrapime në ambjente publike.

89849937_632859614178730_2133941023410225152_n
Në fakt, kur ekipi u shpërnda, trajneri Jonuz dhe ndihmësit e tij kanë këshilluar lojtarët që të mundohen të bëjnë stërvitje individuale brenda mundësive të tyre. Megjithatë, të gjithë janë të ndërgjegjshëm se një stërvitje e tillë në kushte shtëpie nuk mund të ketë vlerat e duhura.

Vllaznia-Bylis

ADMIR URUÇI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"