“Lojtarët e rinj në Kombëtare kanë shumë ambicie”, Veseli: I thashë “PO” Beneventos sepse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2022 | 14:32

“Lojtarët e rinj në Kombëtare kanë shumë ambicie”, Veseli: I thashë “PO” Beneventos sepse…

Në vigjilje të dy sfidave të të Shqipërisë ndaj Izraelit, më 24 shtator në transfertë, në orën 20:45, dhe ndaj Islandës, më 27 shtator në stadiumin “AIR Albania” në orën 20:45, në konferencën për shtyp është shfaqur mbrojtësi Frederik Veseli, i cili ka analizuar këto dy takime për Kombëtaren kuqezi:

bandicam 2022-09-21 13-53-40-178

Mungesat – “Gjimshiti dhe Kumbulla janë mungesa të rëndësishme. Pavarësisht nga ky aspekt ne nuk do t’i japim rëndësi individëve, por grupit.”

Pozicioni i preferuar – “Pavarësisht se jam aktivizuar si në të djathtë dhe të majtë, Veseli ndihet më mirë në qendër të mbrojtjes.”

Aventura te Benevento – “Benevento më kërkoi me ngulm. Është një ekip me shumë ambicie dhe për tu rikthyer në Serinë A. Kam fituar dy kampionate në Serinë B me Empolin dhe Salernitanën dhe gjendja ime në Salerno nuk ishte i mirë, për shkak të dëmtimeve dhe trajnerit. Mu dha mundësia që të shkoja te Benevento, pranova këtë sfidë të re dhe më pëlqeu ambicia e tyre.”

Ndeshja ndaj Izraelit – “Kundër Izraelit në shtëpi kemi bërë një ndeshje të mirë. Gabimet kanë qenë individuale. Në analizat që kemi bërë, gabimet individuale kanë qenë më të rëndësishmet, Izraeli nuk ka bërë ndonjë gjë të madhe për të fituar. Humbja ka ardhur nga ne. Secili lojtarë të marrë përgjegjësitë e veta. Mjafton që të shënojmë një gol më shumë sesa të pësojmë.”

Lojtarët e rinj – “Gjenerata e re ka shumë ambicie, shihet se çdo lojtar rritet te klube me emër në krahasim sesa vite më përpara. Kemi ekuilibër mes eksperiencës dhe lojtarëve të rinj.”, përfundoi Frederik Veseli.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"