Lojtarët e Kombëtares shkëlqejnë në Europë, mësoni vlerësimet e legjionarëve për fundjavën që lamë pas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2022 | 9:25


Lojtarët e Kombëtares shkëlqejnë në Europë, mësoni vlerësimet e legjionarëve për fundjavën që lamë pas

Futbollistët e Kombëtares që luajnë në Europë, padyshim që kanë pasur një fundjavë të mirë, në sfidat e fundit që kanë luajtur në kampionatet e tyre. Portali i mirënjohur i statistikave, “SofaScore”, ka sjellë ekskluzivisht për “Panorama Sport”, notat dhe vlerësimet e legjionarëve për fundjavën.

emanuele ndoj

I pari renditet Emanuele Ndoj. Mesfushori i Kombëtares që aktivizohet me Breshian ka gjetur rrjetën në fitoren 1-4 përballë Pizës në sfidën e Kupës së Italisë. Kjo gjë ka bërë që ai të ketë një vlerësim të lartë nga “SofaScore”, e cila i jep notën 8.3.

Në vendin e dytë rendit mesfushori kuqezi që aktivizohet në Bundesligën e Dytë gjermane, Jason Ceka. Edhe pse skuadra e tij Magdeburg u mund në shtëpi përballë Holstein Kiel, 22-vjeçari realizoi golin e vetëm për ekipin e tij. për këtë arsye, ai është vlerësuar me notën 7.6.

Vendin e tretë, e mban mesfushori i Kombëtares, Klaus Gjasula, i cili në sfidën e fundit të Darmshtad, luajti si një mbrojtës. Ai bëri shumë mirë në këtë rol të ri, duke ndihmuar që porta e skuadrës së tij të qëndronte e paprekur në fitoren 0-1 që Darmshtad mori përballë Braunshvaig. 7.5 është nota që është vlerësuar 32-vjeçari.

Edhe pse skuadra e tij u mund me shifrat 3-1 kundër Lokomotivës së Zagrebit, Bernard Karrica është vlerësuar me notën 7.4 nga “SofaScore”, pas atij supergoli që shënoi, i cili rezultoi i vetmi për Rijekën. Kështu ai renditet në vendin e katërt në renditjen e legjionarëve.

Vendin e pestë, e mban ish-sulmuesi i Tiranës, Ernest Muçi. 21-vjeçari ishte protagonist me një gol në fitoren 2-0 që Legia e Varshavës mori në shtëpi përballë Piast Glivice, duke u vlerësuar me notën 7.3.

WhatsApp Image 2022-08-08 at 8.56.42 AM (1)

PANORAMASPORT.AL