Llullaku konfirmon se është pranë firmës me klubin në Kazakistan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 22, 2016 | 22:24

Llullaku konfirmon se është pranë firmës me klubin në Kazakistan

Azdren Llullaku pritet të firmosë brenda pak ditësh kontratën e re për dy vite me klubin e FC Astana në Kazakistan. Lojtari kishte një lumë ofertash nga Turqia, Polonia dhe Rumania, pro atë e tërhoqi rroga te Astana si dhe mundësia për të luajtur në Ligën e Kampioneve.

llullaku

“Nuk kam firmosur ende, por jam në negociata me Astanwn dhe duket se ai do të jetë destinacioni i ri”, konfirmoi futbollisti shqiptar për “Dolce Sport” në Rumani gjatë ditës së sotme, duke e bërë thuajse fakt të kryer transferimin e tij në Kazakistan që nga janari.

Sipas asaj që kanë mësuar mediat rumune, Llullaku do të përfitojë një kontratë prej 40 mijë eurosh në muaj te klubi i tij i ri, pa përfshirë këtu bonuse të tjera në bazë të paraqitjeve të tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"