LLOGARITË/ U duhet një mrekulli në dy ndeshjet e fundit, ja si kualifikohet Interi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2020 | 10:04

LLOGARITË/ U duhet një mrekulli në dy ndeshjet e fundit, ja si kualifikohet Interi

Ecuria në Grupin B të Ligës së Kampi onëve tashmë është më e qartë, por ende e papërfunduar. Pas fitoreve të Borusias kundër Shahtjorit dhe Realit ndaj Interit, duket sikur të dyja skuadrat janë në rrugën e duhur të kualifikimit. Italianët janë në vështirësi serioze dhe “Galaktikët” janë +5 pikë dhe gjermanët +6.

Inter

Kjo do të thotë se skuadrës së Antonio Kontes i duhet një mrekulli për t’u kualifikuar. Por le ta nisim me Realin e Madridit dhe skuadrat e tjera. Me goleadën që Borusia bëri ndaj Shahtjorit, gjermanët janë liderët e grupit me 8 pikë dhe ndiqen nga Reali me shtatë.

Me këtë situatë, Realit të Madridit i duhet një fitore në Ukrainë dhe do të ishte matematikisht i kualifikuar në fazën e ardhshme të 1/8-ve të Champions-it. Por për të qenë i pari i grupit, i duhet që të grumbullojë më shumë pikë sesa Borusia në dy javët e fundit, duke llogaritur edhe faktin që Gladbahu do të udhëtojë drejt Madridit në javën e fundit.

Nëse Borusia nuk fiton ndaj Interit në javën e ardhshme dhe Reali do të fitojë në Ukrainë, atëherë në ndeshjen e fundit, “Galaktikëve” do t’ju duhej vetëm një barazim ndaj gjermanëve për të qenë të parët në grup.

Konte

INTERI – Matematikisht skuadra e Antonio Kontes është ende në lojë, por fati i kualifikimit nuk është më dorën e tyre. Përveç se duhet të fitojnë 2 ndeshjet e mbetura në grupe ndaj Shahtjorit dhe Gladbahut, duhet të shpresojnë që Reali i Madridit të mundë gjermanët në ndeshjen e fundit.

Kjo do të thotë se Interi do të kishte 8 pikë, po aq sa Gladbahu dhe me pikë të barabarta do të kualifikohej si skuadra e dytë në grup pasi do të ishte i favorizuar nga ndeshjet direkte. Të gjitha këto janë në letër sepse në fushë zikaltrit nuk po tregojnë asgjë për ta merituar kualifikimin.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"