Llogaritë/ Kukësi nuk ka siguruar qëndrimin në Superiore, ja sa pikë u duhen verilindorëve për mbijetesën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2023 | 19:00

Llogaritë/ Kukësi nuk ka siguruar qëndrimin në Superiore, ja sa pikë u duhen verilindorëve për mbijetesën

Kukësi ende nuk ka siguruar qëndrimin në Superiore. I renditur në vendin e shtatë me 42 pikë, verilindorët shohin poshtë tyre Erzenin, i cili është në kuotën e 40 pikëve, dy më pak dhe në zonën e “play out”-it.

Kukesi festa

Kur ka mbetur edhe një javë nga fundi, Kukësi do të sfidojë Egnatian në Rrogozhinë dhe Erzeni do të presë Tiranën. Shijakasve për të shpëtuar nga ndeshja shtesë u duhet fitorja, por edhe Kukësi duhet të mposhtet me Egnatian.

Ndërkohë, nëse ekipi i Hallaçit del me një pikë nga kjo transfertë, sërish renditet mbi Erzenin për shkak të golavarazhit më të mirë, duke qenë se ndeshjet direkt janë barazim. Kështu që Kukësi përveç fitores, edhe një pikë i bën punë në Rrogozhinë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"