Liverpuli “shtyp” Juven, formacioni i anglezëve vlen sa dyfishi i italianëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2020 | 20:17

Liverpuli “shtyp” Juven, formacioni i anglezëve vlen sa dyfishi i italianëve

Fjalët e Jyrgen Klopit se Juventusi ka një ekip të çmendur dhe është favoriti për të fituar Ligën e Kampioneve kanë ngjallur debat. “Sky” ka analizuar dy ekipet dhe në fakt rezulton e kundërta. 

0_GettyImages-1142641841

VLERAT- Formacioni i mundshëm i Juventusit vlen 531 milionë euro. Sipas “transfermarkt”, Kristiano Ronaldo me shokë kapin shifrën e gjysmë miliardi euro. Në këtë pikë nuk ka histori me Liverpulin, sepse formacioni i drejtuar nga Jyrgen Klop vlen 960 milionë euro. Kampionët e Europës kanë pasur një rritje të jashtëzakonshme në vitet e fundit dhe vlera e tyre është rritur ndjeshëm në merkato.

SKUADRAT- Për të treguar se Liverpuli i këtij viti është i “frikshëm” mjafton një tjetër e dhënë. Skuadra e Juventusit me gjithë lojtarët e stolit vlen 762 milionë euro, ndërsa Liverpuli kap shifrat 1.1 miliardë euro. “Zonja” lë në stol lojtarë si Ramsej, Kielini dhe Duglas Kosta. Klop ka luksin që të mbajë futbollistë si Origi.

PIKËT- Mauricio Sarri e ka sezonin e tij të parë në pankinën e Juventusit, ndërsa vitin e kaluar fitoi Europa Ligën me Çelsin. Aktualisht mesatarja e tij e pikëve është 2.33 për ndeshje. Këtu nuk ka vend për krahasim sepse Jyrgen Klop ka mesatare 2.08 pikë për ndeshje, që nga momenti kur ka marrë drejtimin e skuadrës.

AKTIVIZIMET- Në kërkim të lojës së bukur dhe fitoreve, dy trajnerët kanë bërë shumë ndryshime në skuadrat e tyre. Juventusi ka aktivizuar 22 lojtarë këtë vit, pa llogaritur Emre Xhanin që shkoi te Dortmundi. Liverpuli ka aktivizuar dyfishin e Juves (44) duke llogaritur të rinjtë që morën pjesë në Kupën e Ligës.

TË BESUARIT- Dy janë lojtarët më të aktivizuar nga Sarri në këtë sezon: Gonzalo Higuain nga njëra anë dhe Bonuçi në anën tjetër. Të dy kanë luajtur nga 32 ndeshje, por mbrojtësi ka më shumë minuta. I besuari i Klopit është sulmuesi Firmino, i cili ka luajtur 37 ndeshje. Megjithatë, lojtari me më shumë minuta është Van Dajk.

EKSPERIENCA- Te skuadra e Juventusit, Kristiano Ronaldo ka 5 Champions dhe Danilo 2. Sami Khedira gjithashtu ka një trofe. Te Liverpuli, përveç portierit Adrian dhe Minaminos, të gjithë kanë një Champions. Xherdan Shaqiri ka dy.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"