Liverpuli rikthehet ne “Wanda Metropolitano”, Arnold: Kujtime të bukura këtu, duam të shkojmë në finale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2020 | 9:18

Liverpuli rikthehet ne “Wanda Metropolitano”, Arnold: Kujtime të bukura këtu, duam të shkojmë në finale

Trent Aleksander-Arnold do t’i kujtohen emocionet e finales me Totenhemin kur të zbresë sot në fushën e “Metropolitano”-s.Aleksander Arnold

“Kemi kujtime të bukura në këtë stadium. Këtu u bënë realitet shumë nga ëndrrat tona, por tani kjo i përket të shkuarës.

Objektivi ynë është t’i japim vetes një shans për të vazhduar garën në këtë kompeticion. Ne besojmë se mund të shkojmë sërish në finale. Do kemi shumë ndeshje të vështira, por jemi optimistë”, tha mbrojtësi i Liverpulit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"