Liverpuli kthehet te fitorja, mposht në transfertë Lestërin. Vardi humb penallti (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2017 | 23:00

Liverpuli kthehet te fitorja, mposht në transfertë Lestërin. Vardi humb penallti (VIDEO)

Liverpuli është kthyer te fitorja në Premier Ligën angleze duke mposhtur me rezultatin 2-3 në transfertë Lestërin.

liverpul

Të kuqtë kaluan në avantazh në minutën e 15 me anë të Salah, ndërsa Kutinjo dyfishoi shifrat në minutën e 23-të. Okazaki rihapi ndeshjen ne minutën e 3-të të shtesës së pjesës së parë, por Henderson në minutën e 68 thelloi sërish diferencën për Liverpulin. Vetëm 1 minutë më vonë Vardi hapi sërish ndeshjen, ndërkohë që në minutën e 73-të ai humbi një penallti që do kishte barazuar shifrat.

Me këtë fitore, Liverpuli ngjitet në vendin e 5-të me 11 pikë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"