Listat e Kombëtareve të moshave, shpërthen drejtori i Vllaznisë: Ftohen lojtarë nga ekipet amatore…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 7, 2019 | 13:07

Listat e Kombëtareve të moshave, shpërthen drejtori i Vllaznisë: Ftohen lojtarë nga ekipet amatore…

Drejtori i Akademisë së Vllaznisë, Alban Neziri ka shpërthyer pas publikimit të listave nga trajnerët e Kombëtareve U-17 dhe U-19. Ajo që bie në sy është se ndër 48 futbollistët e thirrur në këto 2 ekipe kombëtare, vetëm një futbollist është nga Akademia Vllaznia.

Neziri

Bëhet fjalët për mbrojtësin Egzon Shimaj, i cili është grumbulluar nga trajneri Nevil Dede më 19-vjeçarët. Ndërkohë shkodrani Elvin Beqiri nuk ka preferuar asnjë futbollist nga Akademia Vllaznia në Kombëtaren U-17. Në prononcimi ne dhënë për “Shkodra Sport”, drejtori Neziri shprehet e pakënaqur me sistemin e ekipeve kombëtare.

“Grumbullimet e fundit të kombëtareve U19 dhe U17 treguan se vërtetë janë ndryshuar trajnerët e këtyre ekipeve, por sistemi mbetet i njëjti. Ftohen lojtarë nga ekipet amatore dhe nuk ftohen nga ekipe të Superligës. Diçka që nuk shkon sepse ne i ndjekim kampionatet dhe e dimë mirë se cilat janë lojtarët që shkëlqejnë.

Vetëm një lojtar nga Akademia Vllaznia tek kombëtarja U19 dhe asnjë tek ajo U17, është diçka që nuk shkon, megjithatë e përsëris, trajnerët janë ndërruar por sistemi mbetet i njëjti”, u shpreh Alban Neziri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"