Lila: Jam i kënaqur me 3 pikët, Bashën e kam rival dhe vëlla

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2018 | 14:10

Lila: Jam i kënaqur me 3 pikët, Bashën e kam rival dhe vëlla

Skuadra e PAS Janinës arriti të merrte një fitore tepër të rëndësishme në ndeshjen që ata zhvilluan përballe skuadrës së Arisit. Mund të cilësohet dhe si një përplasje midis Andi Lilës dhe mesfushorit Migjen Basha. Por duket se rivaliteti qëndron në fushë dhe jashtë saj ashtu si është shprehur dhe Andi Lila janë vëllezër.

basha-lila-e1534689863455

“Ishte një fitore e rëndësishme ndaj një rivali të fortë duke qenë se me Aris-in kemi luajtur edhe në verë në miqësore dhe duke parë ecurinë këtë sezon, donim që ta ndalnim. Arritëm ta bënim dhe jam shumë i kënaqur qe morën 3 pikët. Basha është si një vëlla për mua dhe jam shumë i sigurt se ai do të bëjë më të mirën në kampionatin grek. Në fushë jemi rivalë dhe fiton ai që ka pak më shumë fat, e këtë herë kisha unë fat”, u shpreh Andi Lila.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"