Lika: Nuk e mendojmë të kaluarën nesër, lufta nuk mbaron këtu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 8, 2018 | 15:57

Lika: Nuk e mendojmë të kaluarën nesër, lufta nuk mbaron këtu

Si gjithmonë i qetë është shfaqur në intervistën e zakonshme përpara ndeshjes, trajneri i Luftëtarit, Hasan Lika. Ai është i vetëdijshëm për rëndësinë e ndeshjes, megjithëse është fjalë pak.

Lika2-470x264
Ky duel është një ndeshje direkt për Europën dhe Gjirokastritët do të mundohen të mbajnë vendin e 3-të që i çon për herë të parë në Europë. “Natyrisht që na duhet rezultat, por lufta për Europën nuk mbaron me kaq. Partizani është një ekip që lufton për Europën dhe pavarësisht ecurisë së fundit i ka forcat. Ka ekip, ka elementë, por nuk e mendojmë të kaluarën. Jemi përgatitur ta kalojmë me sukses.”, shpreht Lika.

Lika

Ditën e nesërme priten 2 mungesa të rëndësishme për bluzinjtë, megjithëse Lika thotë se beson te i gjithë grupi. “Aleksi dhe Liçaj janë dy titullarë dhe dy mungesa të rëndësishme, por besoj edhe tek lojtarët e tjerë, që kanë dhënë kontribut për skuadrën.”, përfundon Lika

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"