Lika: Kemi probleme me goditjet standarde. Zëvendësuesit e Bregut dhe Abazajt? Duhet të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 9, 2018 | 18:38

Lika: Kemi probleme me goditjet standarde. Zëvendësuesit e Bregut dhe Abazajt? Duhet të…

“Ishte pozitiv reagimi në pjesën e dytë dhe merituam barazimin. Kundërshtari na vuri në vështirësi pjesën e parë. Ne lidhëm dëshirën me mundësitë në pjesën e dytë. Në pjesën e parë nuk dolëm në lojën e parë. Në të dytën bëmë diferencën”.

32234078_10209049373191678_3477629131171037184_n

A është gjithçka e arritur, apo duhet përqendrim maksimal?

Na duhet të luftojmë çdo ndeshje. Kemi ndeshje me Kukësin në fillim. Shumë e fortë. Kukësi së bashku me Skënderbeun ka bërë historinë në futbollin shqiptar. Duhet të luftojmë për të siguruar Kupën e Europës.

Problemi te goditjet standarte të kundërshtarëve…

Ne punojmë gjithmonë për goditjet standarte por kemi probleme, ashtu siç kemi vështirësi për ti ekzekutuar me goditje in-direkt. Ndjejmë vështirësi në të dyjat. Po e them këtë me qenë se është fundi i kampionatit.

I keni bërë kërkesë drejtuesve për lojtarë të rinj, pasi Bregu dhe Abazajn nuk do të jenë me Luftëtarin?

Akoma nuk kemi filluar të projektojmë skuadrën për Kupën e Europës, kur ta sigurojmë atëhere do mendojmë për skuadrën.

U ndje mungesa e Liçajt dhe Aleksit?

Kishim probleme në aspektin mbrojtës si skuadër. Aleksi është më i avantazhuar në aspektin mbrojtës, ndërsa Rapo në aspektin sulmues. I ndjemë të 2 mungesat. Për ne çdo lojtar është i rëndësishëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"