LIGA UNIKE/ Tirana, sfidë mbarëkombëtare ndaj Flamurtarit (REZULTATET DHE RENDITJA)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2022 | 12:36

LIGA UNIKE/ Tirana, sfidë mbarëkombëtare ndaj Flamurtarit (REZULTATET DHE RENDITJA)

Liga Unike e basketbollit të femrave do të kompletojë sot ndeshjet e javës së tretë të sezonit të rregullt, me përballjen e “Farie Hotit”, aty ku Tirana vendëse do të presë Flamurtarin, sfidë që do të startojë në orën 19:00.

LIGA UNIKE

Vajzat bardheblu vijnë në këtë përballje pas humbjes së një jave më parë ndaj Partizanit, ndërsa vlonjatet regjistrojnë 2 fitore dhe synojnë suksesin e tretë në eventin mbarëkombëtar.

Pritet një ndeshje interesante, mes dy ekipeve elitare të Shqipërisë.

Ndërkohë, kujtojmë se në takimet e tjera të javës së tretë që u luajtën të martën, Partizani mori një fitore të bukur në transfertë ndaj Prishtinës, ndërsa Penza mundi në fushën e saj Bashkimin.

SK (1)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"