LIGA E KONFERENCËS/ Në lojë mbeten 6 skuadra shqiptare, hyjnë në garë emrat e mëdhenj. Mësoni përballjet e turit të dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2022 | 0:10

LIGA E KONFERENCËS/ Në lojë mbeten 6 skuadra shqiptare, hyjnë në garë emrat e mëdhenj. Mësoni përballjet e turit të dytë

Ndeshjet e të enjtes në Ligën e Konferencës kanë përcaktuar rrugëtimin për skuadrat që vazhdojnë më tej në Europë e ata që i japin lamtumirën që në turin e parë turneut.

uefa-conference-league-draw1

Në garë tashmë mbeten 6 skuadra shqiptare me Tiranën, Laçin e Vllazninë që përfaqësojnë Kategorinë Superiore, Ballkanin e Dritën nga Superliga e Kosovës si dhe Shkëndijën e Tetovës.

Rrugëtimi për disa prej tyre bëhet shumë më i vështirë, pasi në garë kanë hyrë disa nga emrat e mëdhenj që duan të ecin sa më shumë në këtë turne. Në garë tani janë skuadra si Aris, APOEL, Bashakshehir, Makabi tel Aviv, Koniaspor, Osijek, Jang Bojz, Slavia Pragëm, AZ Alkmar, PAOK apo Vitoria Gimaraesh.

Në vijim, lexoni të gjithë ndeshjet e turit të dytë të Ligës ë Konferencës:

TURI I DYTË I LIGËS SË KONFERENCËS

RRUGA E KAMPIONEVE
La Fiorita-Ballkani
Vikingur-CFR Kluzh
Sutjeska-KI Klaksvik
Hibernians-FCI Levadia
Tirana-Zrinjski
Leç Poznan-Dinamo Batumi
TNS-Inter Klub D’Eskaldes
Tobol-Linkoln Red Imps

RRUGA KRYESORE

Gzira-Radniçki
Aris-Gomel
Botev Plovdiv-APOEL
Fehervar-Gabala
Istanbul Bashakshehir-Makabi Netanja
Aris Limasol-Neftçi Baku
Velezh Mostar-Hamrun Spartans
Saburtalo-FCSB
Makedonija-CSKA Sofje
Hapoel Ber Sheva-Dinamo Minsk
Zira-Makabi Tel Aviv
Vllaznia-Universitatea Krajova
Ararat Armenia-Paide Linameskond
Kairat-Kisvarda
BATE-Koniaspor
Sepsi-Olimpija Ljubljana
Kizilzhar-Osijek
Liepaja-Jang Bojz
Rapid Vjenë-Leçia Gdansk
SJK-Lilestrom
Bredablik-Buduçnost
St.Patrik-Mura
St. Xhozef-Slavia Pragë
Spartak Trnava-Njutaun
Sëduva-Viborg
Vikingur-DAC Dunajska Streda
Pogon Zheçin-Brondbi
Tuzla-AZ Alkmar
Madhëruell-Sligo Rovers
Molde-Elfsborg
Koper-Vaduz
B36 Torshavn-Tre Fiori
Ruzhomberok-Riga
Bazel-Kruzejdërs
Antverp-Drita
Petrokub Hinçeshti-Laçi
Racing Union-Çukariçki
Levski Sofje-PAOK
Vitori Gimaraesh-Pushkáash Akademia
Rijeka-Djurgardens
Vorskla Poltava-AIK
Valmiera-Shkëndija
Rakov-Astana
KuPS-Milsami Orhei
Sparta Pragë-Viking

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"