LIGA E EUROPËS/ Superskuadra mes 8 ekipeve më të mira, plotësohet lista e çerekfinalisteve për shortin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 14, 2024 | 23:26

LIGA E EUROPËS/ Superskuadra mes 8 ekipeve më të mira, plotësohet lista e çerekfinalisteve për shortin

Liga e Europës premton shkëndija në turin çerekfinal të turneut, pasi në fazën tjetër kanë kaluar skuadra shumë të njohura në panoramën e futbollit europian, të cilat kanë fituar trofe të rëndësishëm në të gjitha nivelet.

europa league

Pjesëmarrëse në çerekfinale do të jenë Milani, Liverpuli, Benfika, Olimpik Marseja, Uest Hemi, Atalanta, Roma dhe Bajer Leverkusen që do të dhurojnë sfida padyshim shumë emocionuese në vijimin e turneut në kërkim të trofeut.

Të gjitha këto skuadra do të mësojnë rrugëtimin e tyre deri në finale në shortin që hidhet nesër në Nion të Zvicrës në orën 13:00.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"