LIGA E EUROPËS / Gjimshiti zbret në fushë, Atalanta sfidon gjermanët. Barça kërkon një trofe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 10, 2022 | 9:26

LIGA E EUROPËS / Gjimshiti zbret në fushë, Atalanta sfidon gjermanët. Barça kërkon një trofe

Liga e Europës do të vijojë me përballjet e saj edhe ditën e sotme, ndërsa dje janë luajtur dy sfidat e para me Portos dhe Lionit, e përfunduar me shifrat 0-1 në favor të francezëve, të cilët janë më pranë kualifikimi dhe spanjollët e Betis ndaj E. Frankfurtit, po e fituar nga miqtë me rezultatin 1-2.

gjimshiti

Një prej ekipeve që vazhdon akoma rrugëtimin në këtë kompeticion është edhe Atalanta e lojtarit të Kombëtares, Berat Gjimshiti. Mbrojtësi u aktivizua vetëm në 10 minutat e fundit në humbjen e fundit ndaj Romës në kampionat, ndërkohë sot pritet që të hidhet në fushë që nga minuta e parë. Në ditët e fundit, për Gjimshitin është përfolur në mediat italiane edhe për një interesim të Interit.

Ndërsa dy vite më parë, më 10 mars, Atalanta arriti të mposhtte Valencian në Champions, sot ka një provë në shtëpi ku do të presë në sfidën e parë gjermanët e Bajer Leverkusenit në kompeticionin e Ligës së Europës. Në sfidat e tjera bie në sy ajo mes Lajpcigut dhe Spartakut të Moskës, ku ekipi gjerman do të marrë fitoren në tavolinë, për shkak të pezullimit që u ka bërë FIFA të gjitha klubeve ruse.

NDESHJET

DJE
BETIS-EINTRAHT FRANKFURT 1-2
PORTO-LION 0-1

SOT
LAJPCIG-SPARTAK M (3-0) (në tavolinë)
SEVILJA-UEST HEM 18:45
ATALANTA-B.LEVERKUSEN 21:00
BARCELONA-GALLATASARAJI 21:00
BRAGA-MONAKO 21:00
REJNXHËRS-CRVENA ZVEZDA 21:00

NDESHJET E KTHIMIT (17 MARS)
SPARTAK M-LAJPCIG (0-3) (në tavolinë)
B.LEVERKUSEN-ATALANTA 18:45
GALLATASARAJI-BARCELONA 18:45
MONAKO-BRAGA 18:45
CRVENA ZVEZDA-REJNXHËRS 18:45
LION-PORTO 21:00
EINTRAHT FRANKFURT-BETIS 21:00
UEST HEM-SEVILJA 21:00

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"