Liga Ballkanike/ Vllaznia e pafuqishme ndaj bullgarëve të Akademik Bulteks

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2019 | 19:36

Liga Ballkanike/ Vllaznia e pafuqishme ndaj bullgarëve të Akademik Bulteks

Vllaznia është mposhtur në Bullgari me rezultatin 91-74 nga Akademik Bulteks 99 duke regjistruar humbjen e tretë në Ligën Ballkanike të basketbollit. 

Vllaznia

Shkodranët mbyllën vetëm dy perioda në avantazh, por ishte e pamjaftueshme për të fituar takimin. Bilanci respektiv për çdo periodë është: 31-19, 14-16, 25-15 dhe 21-24 duke vulosur rezultatin 91-74 në favor të Bulteksit.

Pas kësaj sfide, Akademik Bulteks 99 kryeson renditjen e Ligës Ballkanike me 8 pikë të plota pas 4 sfidash, ndërsa Vllaznia pozicionohet në vendin e pestë me 5 pikë (bilanci: 1 fitore dhe 3 humbje).

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"