Lëvizje surprizë/ Kaçe i befason të gjithë, largohet nga kampionati grek dhe transferohet në…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2022 | 23:55

Lëvizje surprizë/ Kaçe i befason të gjithë, largohet nga kampionati grek dhe transferohet në…

Tjetër transferim surprizë në karrierën e Ergys Kaçes. Mesfushori korçar ka lënë kampionatin grek teksa do të provojë një eksperiencë të re në Lituani.  

kace

29-vjeçari do të jetë pjesë e skuadrës së FK Panevezys, me të cilën ka nënshkruar ditën e sotme. Skuadra e re e Kaçes militon në elitën e futbollit lituanez, teksa renditet në vendin e 5-të me 47 pikë në 27 ndeshje.

ergys-kace

Për sa i përket mesfushorit shqiptar, ai ka një karrierë tepër të pasur, ku pjesën më të madhe të karierës e ka kaluar në Greqi, duke u aktivizuar me PAOK, Panathinaikos, Aris, Veria, etj. Kaçe gjithashtu më parë ka luajtur edhe në Çeki te Viktoria Plzen dhe Partizani në Shqipëri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"