Lëvizje e papritur te Tomori, Arbri i lë vendin Sinellës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 22, 2018 | 9:13

Lëvizje e papritur te Tomori, Arbri i lë vendin Sinellës

Gersi Arbri pritet të dorëzojë postin e trajnerit të Tomorit. Në qytetin e Beratit gjatë kësaj jave ka nisur një valë thashethemesh ku thuhet se në krye të Tomorit pritet të rikthehet tekniku kavajas, Bledar Sinella.

Arbri-Gersi

Nuk dihen arsyet midis këtij divorci përsa i përketë trajnerit beratas dhe klubit, por mësohet se janë këta të fundit që kanë marrë një vendim të tillë. Arsyet janë ende të paqarta dhe në fillimin e javës pritet të ketë qoftë edhe ndonjë reagim nga ana e klubit. Sipas informacioneve, thuhet se tekniku Bledar Sinella ka bërë gati edhe listën e futbollistëve që do të marr në Berat.

Bledar Sinella ka qënë në krye të Tomorit 3 sezone më parë, në një kohë që beratasit luanin në Kategorinë e Dytë. Kavajasi njihet për rreptësi dhe rregulla strikte përsa i përketë ambientit sportiv.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"